Macron dhe Putin kërkojnë të ndërpriten luftimet ne Nagorno – Karabakh

Macron dhe Putin kërkojnë të ndërpriten luftimet ne Nagorno – Karabakh

Në ditën kur konflikti mes dy shteteve të Kaukazit për zonën e Nagorno – Karabakhut, ka hyrë në ditën e pestë, dhe se numri i viktimave ka kaluar shifrën e 100 personave,  ku gjatë luftimeve kanë mbetur të vrarë edhe civil, presidenti francez dhe ai rus kanë kërkuar ndërprerjen e luftimeve, transmeton Insajderi.

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bënë thirrje palëve ndërluftuese të ndalojnë zjarrin plotësisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur, të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit ditën e enjte, raporton Al Jazzera.

Tutje, vazhdohet në deklaratë, “në një bisedë telefonike që erdhi me iniciativë të Macron, të dy udhëheqësit diskutuan “parametrat konkretë” të bashkëpunimit të mëtejshëm, së pari dhe më kryesorja brenda kornizës së Grupit të Minsk të OSBE-së, vazhdon deklarata e Kremlinit në lidhje me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. /Insajderi.com