Macron: Duhet ta mbrojmë vetën nga migrimi i parregullt

Macron: Duhet ta mbrojmë vetën nga migrimi i parregullt

Evropa duhet të dalë me një përgjigje “të fortë” për të trajtuar flukset e rritura të migrimit nga Afganistani, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një fjalim të para-regjistruar televiziv të hënën në mbrëmje, Macron paralajmëroi se “destabilizimi i Afganistanit gjithashtu rrezikon të çojë në prurje të parregullta migratore drejt Evropës”.

“Ne duhet të parashikojmë dhe mbrojmë veten nga flukset e mëdha të parregullta migratore që do të rrezikonin ata që i përdorin ato dhe ushqejnë trafikimin e të gjitha llojeve.”

“Evropa vetëm nuk mund t’i përballojë pasojat e situatës aktuale,” tha ai.

Adresa e Macron erdhi pasi imazhet shqetësuese nga Kabuli treguan afganë të dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi i udhëhequr nga talebanët, duke u kapur pas avionëve në nisje. /Insajderi.com