Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është bërë sërish viktimë e sulmit nga qytetarët përreth tij, njofton Insajderi.com.
Gjatë vizitës së tij në një panair tregtar në Lyon, një vezë është hedhur në drejtim të presidentit francez.
I riu që hodhi vezën, pas incidentit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por i njëjti është arrestuar më pas nga shërbimi i policisë.
Siç shihet në pamjet e publikuara, veza goditi supin e Macronit, por nuk u thye.
“Nëse ai ka diçka për të më thënë, le të vijë”, ka thënë presidenti francez, duke kërkuar të shihte burrin që e sulmoi atë.
Në qershor, presidenti francez u godit me shuplakë nga një djalë i ri, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën. /Insajderi.com