Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar falje Ruandës për rolin e saj në gjenocidin e vitit 1994, raporton Reuters, transmeton Insajderi.
Ai të enjten, në një vizitë në vendin afrikan, vizitoi Memorialin e Gjenocidit të Kigali dhe mbajti një fjalim të shkurtër drejtuar kryesisht të mbijetuarve të katastrofës.
Macron pranoi “vuajtjet që Franca i kishte shkaktuar Ruandës për gjenocidin që la të vdekur rreth 800 mijë njerëz”.
“Vetëm ata që kaluan atë natë mund të falin ndoshta dhe duke bërë kështu të japin dhuratën e faljes,” tha Macron në memorialin e gjenocidit Gisozi në Kigali, ku janë varrosur më shumë se 250 mijë viktima.
“Me anë të kësaj me përulësi dhe me respekt qëndroj pranë jush sot, unë kuptoj shkallën e përgjegjësive tona.”/Insajderi.com