
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar presidenca franceze.
42-vjeçari bëri një test pasi simptomat u shfaqën dhe tani do të izolohet për shtatë ditë, raporton BBC
Macron “është ende i ngarkuar” për drejtimin e vendit dhe do të punojë në distancë, tha një zyrtar francez.
Franca këtë javë vendosi një shtetrrethim brenda natës për të ndihmuar zbutjen e situatës pandemike.
Ka pasur dy milionë raste të konfirmuara në Francë që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 59,400 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /Insajderi.com