Macron në bisedë me Putinin solidarizohet me kërkesën e Gjermanisë që Kremlini ta sqarojë helmimin e Navalniy

Macron në bisedë me Putinin solidarizohet me kërkesën e Gjermanisë që Kremlini ta sqarojë helmimin e Navalniy

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Temë diskutimi ka qenë helmimi i liderit opozitar rus, Aleksey Navalniy.

Ministria e Jashtme e Francës ka njoftuar se presidenti Macron është solidarizuar tërësisht me Gjermaninë në kërkimin e përgjegjësisë nga Kremlini për helmimin e opozitarit rus, njofton Insajderi.

Kremlini ka mohuar kategorikisht që ka gisht në helmimin e liderit opozitar i cili në Rusi ka qenë i njohur për kampanjën kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete të Bashkimit Evropian po kërkojnë përgjegjësi nga Rusia për helmimin e liderit rus muajin e kaluar. /Insajderi.com