Presidenti i Francës ka thënë se tashmë Franca e ka fituar betejën me Coronavirusin dhe do t’i kthehet normaliteti. Megjithatë, ka bërë thirrje për kujdes.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se një numër i madh i masave kundër Coronavirusit nga sot do të largohen, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Nga kjo e hënë në Francë do të hapen kafe-baret dhe restorantet dhe udhëtimi për në vende të tjera të Evropës do të lejohet.
Njerëzit gjithashtu do të mund të vizitojnë të afërmit më të moshuar, grup-mosha që ishte goditur më shumë nga virusi.
Në një adresim televiziv, Macron tha se Franca tashmë e ka shënuar “fitoren e parë”, por paralajmëroi se virusi mund të kthehet.
“Qysh nga nesër, do ta kthejmë faqen tjetër të librit në kapitullin e ri, në të gjithë vendin”, ka thënë Macron./Insajderi.com