Franca regjistron 292 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Franca regjistron 292 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 14.678 raste të reja me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 14.678 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.313.073 ndërkohë me 292 vdekje numri i viktimave ka arritur në 92.935.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 26.756 persona, prej të cilëve 4.634 në kujdes intensiv, ndërkohë me 1.622 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 283.507.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 6.595.920 ndërsa 2.522.337 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com