Macron publikon videon e fjalimit në Beograd me mbishkrim shqip

Macron publikon videon e fjalimit në Beograd me mbishkrim shqip

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili qëndroi në një vizitë dy ditore në Serbi ka folur edhe për Kosovën dhe bisedimet mes dy shteteve.

Sot, kur e ka përfunduar vizitën në Beograd, ai ka publikuar videon e fjalimit me mbishkrimin në gjuhën shqipe.

“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruan Macron poshtë videos së vendosur.

Përveç kësaj, Macron gjatë fjalimit të tij iu drejtua masës edhe në gjuhën serbe – fjalim ky që u përcoll me shumë duartrokitje.

https://www.facebook.com/watch/?v=1030053163867179