Macron “pushtohet” nga turma e njerëzve në Bejrut – “Revolucion, revolucion”

“Jam këtu për të propozuar këtë pakt, dhe nëse ata, klasa politike, nuk janë të aftë ta bëjnë, unë do të marrë përgjegjësit që më takojnë”.

Macron “pushtohet” nga turma e njerëzve në Bejrut – “Revolucion, revolucion”

Turma të mëdha njerëzish e kanë rrethuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pasi ka zbritur në Bejrut, qytetin që u shkatërruar gati krejtësisht nga shpërthimi që la së paku 137 të vdekur dhe 5000 veta të lënduar.

“Revolucion, Revolucion”, kanë brohoritur njerëzit.

Macron i ka thënë turmës së njerëzve të zemëruar dhe reporterëve se do të propozojë “një pakt të ri politik”, tek klasa libaneze politike, gjatë vizitës së tij.

“Njerëzit duan rënie e këtij regjimi”, kanë thirrur njerëzit.

“Michel Aoun është një terrorist”, kanë thënë ata, duke përshkruar kështu presidentin aktual në Lebanon.

Një grua, krejt afër Macronit, brohoriti “ata janë të gjithë terrorist”, raporton CNN, njofton Insajderi.

Të gjithë njerëzit kishim maska, përfshirë Macronin, por e hoqi atë kur deshi t’i flasë mediave, ndërsa distanca fizike s’u respektua.

Një zëdhënës i qeverisë franceze i ka treguar CNN-it se Macron u tha qytetarëve në Bejrut që “unë jam këtu dhe është detyra ime për t’ju ndihmuar, të gjithë juve, me ushqim dhe ilaçe”.

“Ju garantoj ndihma dhe nuk do të përfundojnë në duar të të korruptuarve. Do të flas me të gjitha forcat politike për të kërkuar një pakt të ri politik”, ka thënë Macron.

“Jam këtu për të propozuar këtë pakt, dhe nëse ata, klasa politike, nuk janë të aftë ta bëjnë, unë do të marrë përgjegjësit që më takojnë”.

A Lebanese youth hugs Macron during  his visit to Gemmayzeh.

Macron, surrounded by Lebanese servicemen, visits Beirut's devastated port.