
Mesfushori algjerian, Riyad Mahrez ka marrë çmimin e futbollistit të vitit në Afrikë.
Deri tek ky trofe i rëndësishëm, Mahrez arriti falë ndihmës së madhe që i dha skuadrës së tij Leicester City për tu shpallur kampion i Anglisë stinorin e kaluar.
Në garë të ngushtë, Mahrez ishte së bashku me yllin e Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang dhe sulmuesin senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane.
Algjeriani më parë ka fituar çmimin si futbollisti i vitit në Angli, si dhe është renditur në pozitën e shtatë në garën e ‘Topit të Artë’.
Votat për futbollistin më të mirë të Afrikës u dhanë nga trajnerët e të gjitha kombëtareve afrikane.
Ky çmim ishte i pari në karrierë për yllin e kampionit aktual të Anglisë.