Manchester City ka përmbysur rezultatin në sfidën gjysmëfinale ndaj PSG-së, pasi në pjesën e parë ndodhej në disavantazh 1:0, teksa në fraksionin e dytë ka përmbysur rezultatin, njofton Insajderi.
Për PSG-në në pjesën e parë shënoi Marquinhos, teksa “Qytetarët” përmbysën rezultatin në pjesën e dytë me De Bruyne dhe më pas shënoi nga gjuajtja e lirë mesfushori algjerian Mahrez në minutën e 71-të të ndeshjes. Muri nuk ishte i vendosur si duhet, pasi topi do të arrinte të çante murin, duke lënë të shtangur portierin Navas. /Insajderi.com
What a goal Mahrez! 🔥🇩🇿
That should never have gone through the wall though… pic.twitter.com/pYxC1rkrnV
— FIFA 21 News (@FUT21News) April 28, 2021