Majlinda Kelmendi është eliminuar që në raundin e parë të lojërave olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo është mposhtur nga xhudistja hungareze, Reka Pupp.
Kësisoj, Kelmendi nuk e përsëriti suksesin që e kishte arritur në vitin 2016 – duke fituar medaljen e artë olimpike.
Por, Kosova tashmë e ka një medalje në Tokyo.
Distria Krasniqi ka arritur të shtunën që të fitojë të artën.
Gjatë ditëve të ardhshme, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, janë xhudistët që do të synojnë t’ia sigurojnë Kosovës një tjetër medalje. /Insajderi.com