Hong Kongu dhe Makao, dy rajone gjysmë-autonome të Kinës, vendosën të pezullojnë përdorimin e vaksinës BioNTech, transmeton Insajderi.
Vendimi erdhi pasi “u gjetën devijime në vulën e shishkës në një pako të vaksinës”, thuhet në deklaratën e qeverisë lokale të Hong Kongut. Herët në mëngjes, Fosun Industrial, një kompani lokale e cila zhvillon vaksinën gjermane, lëshoi një njoftim rreth devijimeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Hong Kongu miratoi vaksinën BionNTech në janar dhe më vonë miratoi gjithashtu Sinovac-un e Kinës për përdorim emergjent.
“Autoritetet nënvizoi se ndërsa BioNTech dhe Fosun Pharma nuk kanë asnjë arsye për të besuar se ekziston një rrezik për sigurinë e produktit, për hir të maturisë, vaksinimi i grupit në fjalë duhet të pezullohet në pritje të një hetimi”, thuhet në deklaratë.
Një deklaratë e ngjashme u lëshua edhe nga autoritetet në Makao.
Autoritetet vunë në pritje serinë 210104 të BioNTech “si një masë paraprake për të ofruar sigurinë e vaksinave”.
Personave që kanë termin për marrjen e vaksinës u është kërkuar të mos shkojnë në qendrat e vaksinimit.
Hong Kongu ka raportuar 11.410 raste të koronavirusit, përfshirë 204 vdekje që nga shpërthimi ndërsa Makao sapo ka raportuar 48 raste të infektimit pa viktima. /Insajderi.com