
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës 3 vjeçare.
Si pasojë e impaktit, fëmija është lënduar seriozisht dhe ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. Të miturin e ka çuar në spital vetë personi që e ka goditur.
Shoferi më pas është shoqëruar nga forcat e policisë në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 13.07.2018, në rrugën ”Gjergj Kastrioti”, ka ndodhur aksident rrugor.
Për pasojë shtetasi A.G., drejtues i mjetit tip ”Toyota”, ka aksidentuar në gjendje të rëndë një fëmijë të mitur 3 vjeçar.
Shërbimet Policore kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./