Një automjet ka përplasur qëllimisht disa kalimtarë në një zonë të qytetit të Toulouse në Francë.
Sipas policisë, nga kjo ngjarje 3 studentë janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të një shkolle të mesme pasditen e së premtes.
Mediat franceze shkruajnë se drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë nga policia. Mësohet se 28-vjeçari ka pranuar krimin.
“Le Figaro”, shkruan se autori ishte i njohur për autoritetet. Kjo media bënë me dije se 28-vjeçari është me origjinë aziatike.
Dyshohet se ai mund të vuajë nga çrregullime psikologjike. Policia e Toulouse ka hapur një hetim për incidentin.