Makinat elektrike, e ardhmja e Kosovës që kursen qytetarët por kërkon shumë rrymë

Makinat elektrike, e ardhmja e Kosovës që kursen qytetarët por kërkon shumë rrymë

Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka në një postim në Facebook ka shkruar se së shpejti në Kosovë nuk do të ketë taksë për makinat elektrike. Këto makina ai thotë se do të lirohen nga TVSH-ja dhe dogana. Por, a do të ketë mjaftueshëm rrymë për këto makina, duke qenë se në vit ato konsumojnë 180% më shumë rrymë se një qytetar në Kosovë.

Përmes paralajmërimit të zero taksës në vetura elektrike edhe Kosova mëton të rrisë numrin e veturave elektrike në treg. Kjo nënkupton që kapacitetet energjetike të tanishme nuk do të jenë të mjaftueshme për mbulim të nevojave të tregut pas disa viteve, ku numri i veturave elektrike ne Kosove do te rritet vazhdimisht.

“Kosova së shpejti zero taksa për makinat elektrike. Makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi. Javën e kaluar kemi filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana në mënyrë që t’i jepet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emetime”, ka shkruar Lluka, transmeton Koha.net.

Statistika të ndryshme sugjerojnë që një veturë eletrike shpenzon përafërsisht 20 kWh për të përshkruar rreth 100 km në rrugë të hapur, ani pse konsumi final varet edhe nga lloji i veturës.

Nese behet krahasimi ne mes te kostos se makinave elektrike me atë të makinave me lënde djegëse, del që kursimet do te jene mbi 84%. Nese keni paguar 8.13 Euro per diesel për 100 km, me makina elektrike për të kaluar të njejtën distancë do të paguani vetëm 1.27 Euro.

 

  Cmimi për 100 km Cmimi i lëndës së parë Njësia Total Kosto per 100 km Përqindje
Makinat elektrike (ME) Rreth 20 kWh €0.0638/kWh Rrymë (Eur / kWh) €1.276 15.68% më lirë se MLD
Makinat me lëndë djegëse (MLD) Rreth 7.2 litra/100 km €1.13/Litër Diesel (Eur / Litër) €8.136 84.32% më shtrenjtë se ME

 

Sipas statistikave më lartë, për të përshkruar 20,000 kilometra rrugë (qe eshte mesatare vjetore e vleresuar nga prodhuesit e makinave), një makine elektrike i duhet diku rreth 4000 kWh. Kjo vlerë i duhet cdo vit, nëse merret për bazë mesatarja vjetore e kilometrave të përshkruara.

Sasia prej 4000 kWh është relativisht e madhe dhe 180% më e madhe se sa konsumi vjetor i energjisë për person në Kosovë, i cili eshte rreth 2,800 kWh ne vit.

Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike. Me një përllogaritje të shpejtë dhe marrë parasysh indikatorët e mësipërm, nëse vetëm 10% e këtyre veturave zëvendësohen, e që në total i bie rreth 34 mijë vetura elektrike, Kosovës do t’i nevojiten rreth 136 megavat orë kapacitete shtesë të energjisë elektrike në vit.

34,000 (vetura elektrike) x 4000 kWh = 136,000,000 kWh = 136,000 mWh.

Ky numer mund të vazhdojë të rritet edhe me tutje në vitet ne vijim, andaj stimulimet e tilla duhet te përcillen edhe me politika energjetike qe sigurojne furnizim të qendrueshem me energji.

Ndryshe, Lluka ka informuar se rekomandimi për zero taksë për import të makinave elektrike ka ardhur nga eksperti i fushës së eficiencës deri sa së shpejti pritet edhe vendosja e një mbushësi për makina elektrike në Prishtinë, për dallim nga Bullgaria, që ka vendosur që brenda tri viteve të ndërtojë 15 mijë sosh.