Malajzia publikon listën e lojtarëve për kualifikueset për Kupën e Botës, në mesin e tyre gjendet emri i Liridon Krasniqit

Malajzia publikon listën e lojtarëve për kualifikueset për Kupën e Botës, në mesin e tyre gjendet emri i Liridon Krasniqit

Një zgjedhje e çuditshme që i befasoi të gjithë shqiptarët ishte ajo e Liridon Krasniqit. Ky i fundit parapëlqeu të përfaqësonte Kombëtaren e Malajzisë, vend në të cilin edhe ka luajtur si lojtar. Megjithëse ende nuk ka debutuar me aziatikët, pritja duket se nuk do të jetë e gjatë, njofton Insajderi.

Kombëtarja e Malajzisë ka publikuar listën me 25 futbollistët e grumbulluar për tre ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Botërorin ‘Qatar 2022’.

Në qershor Krasniqin e presin përballjet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnamin dhe Tajlandën. Momentalisht skuadra aziatike mban vendin e dytë në grup dhe është pranë sigurimit të kalimit në fazën tjetër. /Insajderi.com