Malala Yousafzai në vitin 2014 u bë personi më i ri i të gjitha kohërave që fiton një çmim Nobel, në moshën 17 vjeçare.
“Falënderuese dhe e lumtur”, Malala Yousafzai aktivistja e të drejtave të njeriut, ka diplomuar në Universitetin e Oxford-it, shkruan BBC, njofton Insajderi.
22 vjeçarja që u mbijetoi plagëve me armë zjarri në kokë nga ushtarët talibanë, ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në “Lady Margaret Hall”.
Në një status në Twitter ajo shkruan se “nuk e di çfarë më pret. Por, për tani do jetë Netflix, lexim dhe gjumë”.
Yousafzai ishte sulmuar se ishte vokale për qëndrimin e vajzave në shkolla dhe mos largimin e tyre nga edukimi.
Ishte qëlluar në kokë, qafë dhe krahë, derisa po shkonte në shtëpi nga shkolla, pasi kishte shkruar një ditarë për jetesën nën ekstremizëm.
Pasi u shërua nga plagët pothuajse vdekjeprurëse, ajo dhe familja e saj ishin vendosur në Birmingam të Anglisë.
Në vitin 2014, ajo u bë personi më i ri i të gjitha kohërave që fiton një çmim Nobel, në moshën 17 vjeçare.
Tri vjet më vonë pranoi një ofertë për të studiuar në Oxford.
Malala në Twitter postoi një foto derisa njoftoi se ka përfunduar provimet.
Hard to express my joy and gratitude right now as I completed my Philosophy, Politics and Economics degree at Oxford. I don’t know what’s ahead. For now, it will be Netflix, reading and sleep. 😴 pic.twitter.com/AUxN55cUAf
— Malala (@Malala) June 19, 2020