Maldini mendon transferimin e Rashicës te Milan

Maldini mendon transferimin e Rashicës te Milan

Milot Rashica ishte një temë e nxehtë në afatin kalimtar të verës, por në fund asgjë nuk u konkretizua dhe lojtari mbeti edhe për një tjetër sezon në radhët e Werder Bremen, njofton Insajderi.

Megjithatë anësori i përfaqësueses së Kosovës e ka të qartë në kokën e tij se karrierën dëshiron ta kalojë një klub më të madh.

Një lajm i mirë vjen për të nga Italia. “Calciomercatoëeb.it” raporton se Milani ka rikthyer sërish pistën Rashica. Diaz dhe Castillejo nuk kanë vendosur përfundimisht për të ardhmen e tyre, prandaj Maldini ka kthyer sërish sytë nga lojtari i përfaqësueses së Kosovës.

Një ofertë nga “djajtë” nuk do të refuzohej nga Rashica, që do të kishte rastin të luante përkrahë një gjiganti të futbollit europian, Zlatan Ibrahimoviç. Gjithashtu një pjesëmarrje në Champions League do të joshte edhe më tepër futbollistin shqiptar. /Insajderi.com