
Ditën e sotme, Mali i Zi bëri publike listën e lojtarëve të ftuar në prag të dy ndeshjeve me Bosnje & Hercegovinën dhe Izraelin, teksa bie në sy afrimi në kombëtare i tre futbollistëve shqiptar, njofton Insajderi.
Kristijan Vulaj, Adrian Rudivoç dhe Fatos Beqiraj janë tre futbollistët shqiptarë të ftuar nga tekniku Miodrag Radulloviç. Vulaj është mesfushori dhe luan për skuadrën e Deçiç e cila e ka vendodhjen në Tuz.
Shok skuadre me Vulajn është dhe futbollisti tjetër shqiptar Adrian Rudoviç, ndërsa Beqiraj luan si sulmues për skuadrën e Bnei Jehuda në Izrael.
Jo vetëm Mali i Zi ka vendosur të mbështetet në futbollistë shqiptarë, por disa ditë më parë në listën e publikuar nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ndodheshin plot shtatë futbollistë shqiptar. /Insajeri.com