Ditën e sotme, Liga e Parë e Kosovës në futboll në të dy grupet ka mbyllur fazën e rregullt kampionale, ku si liderë në Grupin A, Malisheva, dhe në Grupin B, Ulpiana, kanë siguruar ngjitjen për edicionin e ardhshëm në Superligë, njofton Insajderi.
Në sfidën e fundit në Grupin A, Malisheva mposhti bindshëm Vëllaznimin në Gjakovë me shifrat 0:3, ndërsa në Grupin B, Ulpiana e Lipjanit shënoi fitore kundër Ramiz Sadikut, kështu për të siguruar rikthimin në Superligë.
Dukagjini si i dyti në Grupin A dhe Flamurtari si i dyti nga Grupi B, do të luajnë ndeshjen e barazhit mes vete, ekipi fitues nga ky duel, takohet me vendin e tetë të Superligës.
Deri më tani nga Superliga vetëm Besa është përshëndetur zyrtarisht, teksa në rrezik ndodhen Arbëria, Trepça ’89, Feronikeli, Llapi dhe Drenica. /Insajderi.com