Gjatë të shtunës, Liga e Parë ka vazhduar me xhiron e parafundit kampionale në të dyja grupet, teksa pretendentët për Superligë kanë shënuar fitore, njofton Insajderi.
Në grupin A, vazhdon të kryesojë Malisheva pasi në sfidën e sotme ka shënuar fitore në shtëpi kundër Trepçës me rezultatin 4:2, ndërsa përcjellësi më i afërt i Malishevës, Dukagjini ka mposhtur në Klinë ekipin e Drenasit me rezultat 4:1. Pas javës 26-të, Malisheva kryeson grupin A me 57 pikë, Dukagjini ndodhet e dyta me dy pikë më pak.
Në grupin B, Ulpiana ka mposhtur 5:2 Kikën, ndërsa Flamurtari ka mposhtur KEK-un me shifrat 3:2. Në këtë grup, Ulpiana kryeson me 50 pikë, një më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.
Rezultatet:
Grupi A:
Liria – Vëllaznimi 1:2
Istogu – Vushtrria 2:0
A&N – Onix 1:1
Grupi B:
Dardana -Ramiz Sadiku 4:1
Vitia – Vllaznia 2:3
2 Korriku – Ferizaj 3:1
/Insajderi.com