Malisheva transferon një ndër talentët më të mirë në Superligë

Malisheva transferon një ndër talentët më të mirë në Superligë

Pas përfundimit të këtij edicioni, Muhamet Hyseni nuk gjeti marrëveshje me Llapin që të vazhdoj tutje.

Hyseni u largua nga klubi i Llapit para 10 ditësh, por siç duket ai menjëherë ka gjetur klubin e ri, shkruan Insajderi.

Siç mëson gazeta “Blic”, Muhamet Hyseni ka arritur marrëveshje me klubin e Malishevës.

Hyseni në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës për grupmoshat U-19, ndërsa edicionin që lam pas, ishte vendimtar në trumfin e Llapit në Kupën e Kosovës.

20 vjeçari konsiderohet si një nga talentët më të mirë në futbollin vendor./insajderi.com