
Skuadra e Malishevës gjatë së premtes ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve tjerë, shkruan Insajderi.
Bëhet fjalë për Abit Salihun dhe Edison Mazrekun të cilët i janë bashkuar Malishevës.
Lajmin për transferimin e futbollistëve e ka bërë vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
“FC Malisheva ka kënaqësinë të ju njoftoj se kemi arritë marrëveshje me futbollistët Abit alihu dhe Edison Mazreku”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.
Salihu luan si qendërmbrojtës, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e 2 Korrikut.
Ndërsa Mazreku luan në pozitën e mesfushorit, ndersa në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës FC Oberneuland në ligën e katërt gjermane./Insajderi.com