Gjatë ditës së shtunë, Premier League, ka zhvilluar dy takime, në njërën përballje, City ka fituar ndaj Fulham, ndërsa ndeshjen tjetër mes Burnley dhe Everton, të dyja ekipet kanë ndarë pikët, njofton Insajderi.
Ekipi i Guardiolës, mbylli takimin që në pjesën e parë, pasi të dy golat “citizen” i shënoi në fraksionin e parë të ndeshjes.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Sterling kaloi në epërsi nikoqirët pas një asistimi nga De Bruyne. Ndërsa, në minutën e 26-të, pikërisht De Bruyne ishte autor i golit të dytë, por nga pika e bardhë.
Kështu, pjesa e parë e ndeshjes, por edhe i tërë takimi u mbyll me rezultat 2:0.
Me këtë fitore, City ngritët në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë.
Sonte, Premier League zhvillon edhe dy ndeshje të tjera, ku West Ham pret Man. United me fillim nga ora 18:30, ndërsa në ndeshjen tjetër, Chelsea pret Leeds United me fillim nga ora 21:00. /Insajderi.com