Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier, njofton Insajderi.
Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores pas dy dështimeve, pasi ka mposhtur Arsenalin në takimin e zhvilluar në Etihad.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt, të cilët krijuan më shumë, menaxhuan lojën dhe shënuan edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0./Insajderi.com