Manchester City ka shënuar fitore të vlefshme përball Newcastle United në kuadër të javës së 15-të në Premier League, njofton Insajderi.
Golin e parë skuadra e Guardiolës e shënoi me gjermanin Gundogan (14’), ndërsa në pjesën e dytë e dyfishoi rezultatin me spanjollin Ferran Torres (55’).
Me këtë fitore, City ngritët në vendin e pestë në tabelë me 26 pikë, ndërsa ‘laraskat’ mbesin në vendin e 12 në tabelë me 18 sosh. /Insajderi.com