Man City vs Real Madrid – Finalja para finales

Man City vs Real Madrid – Finalja para finales

Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti ballafaqojnë lojtarët e tyre për lavdinë e Ligës së Kampionëve.

Gjysmëfinalja e madhe e kompeticionit më të madh për klube po shihet si një parafinale.

Kjo pasi që përballë do të jenë skuadrat e Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Atletico Madrid vs Manchester City (0:1)

Takimi luhet të martën në “Etihat Stadium” me fillim nga ora 21:00.

City që mposhti rivalin lokal të Madridit, Atleticon, do të synojë të sigurojë ndeshjen qysh në të parën.

Kurse, Madridi kaloi në çerekfinale Chelsean që triumfoi pikërisht ndaj Cityt në finale për të fituar trofeun e edicionit të kaluar.

Real Madrid vs Chelsea (5:4)

Për vendasit mngesë do të jetë Joao Cancelo ndërsa Kyle Ëalker dhe John Stones janë në dyshime.

Për mysafirët nga ana tjetër, vetëm Hazard do të mungojë sigurtë.

Mbrojtje tek anglezët është rikthyer Ruben Dias, në mesfushë pritet të startojnë De Bryne, Gundigan dhe Rodri.

Sulmi mund të përbëhet nga Sterling, Foden dhe Mahrez.

Formacionet e mundshme

“Los Blancos” duket se do të paraqiten me formacionin e zakonshëm, Carvajal, Militao, Alaba dhe Mendy në mbrojtje. Në mesfushë treshja e përhershme Modric, Casemiro dhe Kroos.

Teksa në sulm Vinicius dhe Valverde do të mbulojnë krahët me Benzeman në qendër si rreziku kryesor para portës së Ederson.

Hera e fundit që 13 herë kampionët e këtij kompeticioni vizituan Etihadin, ishte në vitin 2020 kur edhe morën biletën për në shtëpi pas humbjes 2:1 (4:2).

Drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari rumun – Istvan Kovacs. /Insajderi.com