Man United gati të nënshkruajë me mesfushorin e Ajax-it

Man United gati të nënshkruajë me mesfushorin e Ajax-it

Manchester United po finalizon nënshkrimin me mesfushorit të Ajax, Donny van de Beek, pasi të dy klubet ranë dakord për një tarifë prej 40 milionë eurosh.

Shefi i United, Ole Gunnar Solskjaer, është një admirues i jashtëzakonshëm i lojtarit të kombëtares holandeze, 23 vjeç, dhe e ka kërkuar atë edhe disa herë tjera më parë, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Transferimi pritet të finalizohet brenda ditësh.

Van de Beek është vendosur të nënshkruajë një kontrat՞ pesë-vjeçare, e cila duhet ta lejojë atë të jetë në dispozicion për ndeshjen hapëse të United të sezonit 2020-21, kundër Crystal Palace më 19 Shtator.

Ai do të bëhet nënshkrimi i parë i sezonit i Solskjaer, pasi për anësorin e Borussia Dortmund në Angli, Jadon Sancho ngeci marrëveshja mbi masën e tarifës. /Insajderi.com