Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mërkurës në Ligën e Kampionëve, ku njëri ekip vendas ka shënuar fitore, ndërsa tjetri ka barazuar, njofton Insajderi.
Në grupin H, Manchester United ka pësuar disfatë shokuese në Stamboll nga Istanbul Basaksehir me rezultat 2:1. Të tre golat u realizuan në pjesën e parë.
Demba Ba shënoi për epërsinë e parë të vendasve në minutën e 13-të, ndërsa rezultatin e dyfishoi Visca në minutën e 40’ të ndeshjes. Golin e vetëm për anglezët në këtë takim e shënoi Martial në minutën e 43’ të takimit.
Në grupin F, Zenit dhe Lazio kanë ndarë pikët duke luajtur me rezultat 1:1. Të parët shënuan rusët me Yerokhin në minutën e 32’ të ndeshjes, ky ishte rezultatin i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë barazuan mysafirët me Caicedo në minutën e 82’ të ndeshjes. Caicedo u inkuadrua në lojë në minutën e 59’ të ndeshjes, kur zëvendësoi sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin. /Insajderi.com