Manafort është ndihmësi i parë i Trumpit i cili gjykohet në bazë të hetimit të përzierjes ruse

Manafort është ndihmësi i parë i Trumpit i cili gjykohet në bazë të hetimit të përzierjes ruse

Paul Manafort të martën do të jetë ndihmësi i parë i Trumpit i cili do të del para gjykatës për shkak të mashtrimeve bankare dhe tatimore sipas akuzave të bazuara në hetimin për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Edhe pse gjykimi do të jetë i koncentruar në krim financiar, ai mund të jetë i dëmshëm politikisht si pasojë e shkrimeve në medie mbi njeriun i cili e ka udhëhequr tre muaj fushatën e Trumpit, dhe në qershor të vitit 2016 ka qenë në takim me rusët të cilët kanë ofruar informata inkriminuese mbi kundër kandidaten demokrate të Trumpit, Hillary Clinton, gjë që është në qendër të hetimit 14 muajsh të prokurorit Robert Mueller, transmeton Insajderi.com.

Pritet që prokurorët të tregojnë se shpenzimet e Manafortit në shtëpi, veshje dhe prodhime luksoze nuk i përgjigjen të ardhurave të cilat i ka paraqitur në kartelën e tatimit, dhe se i ka mashtruar kredidhënësit nga të cilët ka marrë dhjetëra milionë dollarë.

Prokurorët të hënën kanë publikuar se do të dëshmojnë se Manafort ka fituar më tepër se 60 milionë dollarë duke lobuar për ish qeverinë pro ruse në Ukrainë dhe se “një përqindje domethënëse” të asaj shume nuk ka paraqitur.

Avokatët e tij kërkojnë që provat mbi lobimin e Manafortit në Ukrainë të përjashtohen nga procesi gjyqësor duke pretenduar se kjo është “e parëndësishme” dhe se “do të merr kohë pa nevojë”.

Akuzat janë në lidhje me datat gjatë pesë muajve të vitit 2016, në të cilët Manafort ka punuar për Trumpin, një kohë edhe si udhëheqës i kampanjës./Insajderi.com.