![Manaj hapë llogarinë, shënon golin e parë në Seria A [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/04/manaj-730x440.jpg)
Vetëm shtatë minuta pasi hyri në lojë, në minutën e 81-të të takimit të javës së dytë të Serisë A në mes të Sassuolos dhe Pescaras, Rey Manaj arriti të shënojë golin e tij të parë në Seria A.
Sulmuesi i Shqipërisë, shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e tij të dytë në ligën elitare të futbollit Italian.
19-vjecari nga Lushnja është konfirmuar si njëri nga sulmuesit e ftuar nga trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet ndaj Marokut dhe Maqedonisë. /Insajderi.com