Manaj nuk bind Interin, huazohet në ekipin e ligës së dytë spanjolle

Manaj nuk bind Interin, huazohet në ekipin e ligës së dytë spanjolle

Rei Manaj, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, nuk ka mundur të bindë drejtuesit e Interit për të qëndruar me ekipin në këtë sezon dhe sërish është marrë vendimi për ta huazuar atë.

Ditën e sotme mediat italiane shkruajnë për sulmuesin shqiptar se ziklatrit kanë rënë dakord ta huazojnë lojtarin në ligën e dytë spanjolle te skuadra e Granada-s.

Aventura e sezonit të kaluar te Pisa në Serie B, nuk shkoi si duhet për sulmuesin nga Lushnja, i cili këtë vit ka mundësinë që të tregojë vlerat e tij edhe në futbollin spanjoll për të bindur më pas drejtuesit e Interit që ta rikthejnë në skuadër.