
Rei Manaj është shndërruar në makineri golash te Barcelona B. Sulmuesi shqiptar ka realizuar në përballjen e sotme të katalanasve kundër Villarrealit në transfertë, njofton Insajderi.
Ndeshja përfundoi në shifrat 3-4, ndërsa Manaj shënoi në minutën e 67-të.
Futbollisti shqiptar u la në stol nga trajneri Pimienta dhe u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë. Ky ishte goli i 12 për këtë sezon me fanellën e Barcelonës B për Rei Manajn që ka statistika mbresëlënëse. /Insajderi.com
🅰️Konrad
⚽️R.Manaj1-4 !! pic.twitter.com/4uTbomBZwY
— Masia Gems (@BarcaGems) May 9, 2021