![Mancheste United shënon fitore të thellë, rrëmben pozitën e dytë [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/DO7zYTtX4AE_iTG-730x440.jpg)
Manchester United është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Chelseat.
Skuadra e Jose Mourinhos fitoi me rezultatin e thellë 4:1 në xhiron e 12-të ndaj Newcastle United, për t’u ngjitur në pozitën e dytë në renditje.
Në ndeshjen e luajtur në “Old Trafford”, ku u rikthyen Paul Pogba e Zlatan Ibrahimovic, United u rikthye nga disavantazhi 0:1, për ta përmbysur rezultatin.
Anthony Martial, Chris Smalling, Paul Pogba e Romelu Lukaku shënuan në fitoren e thellë të ‘Djajve të Kuq’.
Pas kësaj fitore, United renditet në pozitën e dytë në tabelë, me 26 pikë pas 12 ndeshjeve, tetë më pak se lideri Manchester City. /Insajderi
https://www.youtube.com/watch?v=vRbHgtbiGfk