Manchester City është kthyer për të diktuar ligjin në Premier League, por synon të përmirësohet gjithnjë e më shumë dhe tashmë po shikon për te e ardhmja, njofton Insajderi.
Klubi anglez, sipas burimeve që vijnë nga Brazili, ka në dorë dy talentë të skuadrës së Fluminenses, Kayky dhe Metinho, të dy 17 vjeçarë, të cilët pritet të transferohen në Manchester në vitin 2022.
“Sky Blues” do të paguajnë një shumë totale prej 15 milionë eurosh në arkat e klubit brazilian, plus bonuse të ndryshme në varësi të ecurisë së dy të rinjve.
Të dy mund të huazohen për të fituar sa më shumë minuta për të qenë të gatshëm më pas për të luajtur për klubin e njohur të Premier League. /Insajderi.com