Manchester City avancon tutje në kupë [Video]

Manchester City avancon tutje në kupë [Video]

Manchester City ka mposhtur me rezultat të thellë Fulhamin në kuadër të rundit të katërt në FA Cup.

Kampioni i Anglisë mposhti me rezultat të thellë 4:0 skuadrën londineze Fulham, skuadër e cila mbeti me 10 lojtarë në minutën e gjashtë.

Gundogan zhbllokoi shifrat në minutën e tetë duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa pas 11 minutave Silva dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë më të mirë u treguan vendasit, Jesus trefishoi rezultatin në minutën e 73-të derisa pas tre minutave i njëjti shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Cityn.

Kujtojmë që sot (e diele) në kuadër të FA Cup do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera: Tranmere – Manchester United dhe Shrewsbury – Liverpool.