Manchester City – Chelsea, formacionet zyrtare të finales së madhe në Champions

Manchester City – Chelsea, formacionet zyrtare të finales së madhe në Champions

Manchester City dhe Chelsea kanë bërë të ditur formacionet e tyre zyrtare për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, njofton Insajderi.

Guardiola ka vendosuar të luaj më formacionin e përhershëm 4-3-3.

Në portë do të jetë i zakonshmi Ederson.

Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Kylie Walker, John Stones, Ruben Dias dhe Oleksandr Zinchenko.

Mesfushën e skuadrës nga Manchesteri do ta përbëjë Bernardo Silva, Ilkay Gundogan dhe kapiteni Kevin De Bruyne.

Reparti ofanziv do të jetë e përbërë nga Phil Foden, Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez.

Nga ana tjetër trajneri gjerman, Thomas Tuchel, ka vendosur të startoj me formacionin 3-4-2-1.

Në portë si gjithmonë pritet të jetë Edouardo Mendy.

Treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Reece James, Thiago Silva dhe Antonio Rudiger.

Mesfushën do ta përbëjnë Jorginho, N’Golo Kante, dy anësorët Cesar Azpilicueta dhe Ben Chilwell, kurse në ofanzivë do të jenë Kai Havertz dhe Mason Mount.

Në sulm i vetëm do të jetë Timo Werner.

Ndeshja do të zhvillohet në “Estadio de Dragao” të Portos në Portugali. /Insajderi.com