
Foden e nisi serinë e golave të Manchester City në ndeshje kundër Burnley në kuadër të xhiros së 30-të të Premier League.
Në dy minutat e fundit të pjesës së parë, ‘qytetarët’ realizuan edhe dy herë në portën kundërsthare me Mahrez 43’ dhe 45+3’ nga penalltia.
Pas gjashtë minutave nga pjesa e dytë, Silva realizoi për 4:0.
Foden arriti golin e dytë personal dhe të pestin për City në këtë ndeshje.
Me fitoren e re, që është e 20-ta këtë sezon, City blindon vendin e dytë me 63 pikë, apo 20 më pak se Liverpool lider.
Burnley është komod në vendin e 11-të.
/Insajderi.com/