
Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Southampton me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 14-të në Premier League, njofton Insajderi.
Goli i vetëm në këtë takim, u shënua nga sulmuesi anglez, Raheem Sterling, kur po zhvillohej minuta e 16-të e ndeshjes.
Me rezultat minimal për nikoqirët u mbyll pjesa e parë, gjithashtu edhe i tërë takimi.
Me këtë fitore, City ngritët në vendin e pestë në tabelë me 23 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Southampton mbetet në vendin e katër me 24 pikë. /Insajderi.com