Manchester City gati të transferoj Messi-n në Janar

Manchester City gati të transferoj Messi-n në Janar

Sipas mediave britanike, Manchester City, është gati të ulet në bisedime për Lionel Messi-n dhe ka gati një marrëveshje të majme për ta bindur yllin argjentinas në afatin kalimtar të janarit, gjashtë muaj përpara se të skadojë kontrata e tij me Barcelonën, njofton Insajderi.

Klubi nga Manchesteri e ka fuqinë ekonomike për ta joshur me para sulmuesin argjentinas, gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Pleshti” ishte i lidhur me një lëvizje në “Etihad” këtë verë pasi i kishte deklaruar klubit se dëshironte të largohej, sepse dëshira ishte e madhe për tu bashkuar përsëri me Pep Guardiolën, në të njëjtin klub si disa vite më parë. /Insajderi.com