Manchester City kthehet te fitorja, mposht Aston Villën në “Villa Park”

Manchester City kthehet te fitorja, mposht Aston Villën në “Villa Park”

Manchester City arriti të triumfonte me përmbysje 1-2 ndaj Aston Villës, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Premier Ligës angleze, duke u rikthyer kështu te fitorja pas humbjes në shtëpi nga Leeds United, njofton Insajderi.

Vendasit e Aston Villës, kaluan të parët në avantazh me anë të McGinn, i cili gjeti rrugën e rrjetës në sekondën e 20-të. “Qytetarët” arritën të përmbysnin rezultatin po në pjesën e parë, duke realizuar dy herë me anë të Foden në minutën e 22-të dhe Rodrit në të 40-tën. Ndërkohë që katër minuta pas golit të përmbysjes, Stones, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Cityn me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë edhe Aston Villa mbeti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Cash. Me këtë fitore, skuadra e Guardiolës u ngjit në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë se Manchester United i vendit të dytë. /Insajderi.com