E ardhmja e kapitenit të Anglisë, Harry Kane pritet të jetë larg Tottenham Hotspur, shkruan Shqip.com.
Manchester City tash e sa kohë është i interesuar për transferimin e tij, derisa Spurs po refuzojnë ta shesin sulmuesin.
Kampioni aktual i Anglisë, pavarësishtë kësaj, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga 28-vjeçari.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se City po përgatit ofertë të “pa refuzueshme” për Tottenhamin.
Oferta e fundit që pritet ta bëjnë drejtuesit e Cityt është rreth 150 milionë euro.
Manchester City gjatë këtij afati kalimar kompletoj edhe transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa për 100 milionë funte, shifër kjo që u konsiderua shumë e lartë për një lojtar si Grealish.
Harry Kane është pjesë e Tottenham Hotspur që nga viti 2009, ku gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar 166 gola në 242 paraqitje garuese për ta./Insajderi.com