
Manchester City nuk di të ndalet as në Champions League. Skuadra e Guardiolës ka marrë një tjetër fitore, teksa ditën e sotme ka mposhtur në aktin e parë të 1/16-ve Borussia Monchengladbach me rezultatin 2:0, njofton Insajderi.
Gol i Bernardo Silvës në minutën e 29-të dhe Gabriel Jesus në minutën e 65-të, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme anglezëve, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e radhës.
‘Qytetarët’ nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, teksa ishin dominues absolutë në ndeshje, aq sa Gladbach gjuajtjen e parë në kuadrat e bëri në minutën e fundit.
Vlen të theksohet se kjo është fitorja e 19-të radhazi për ekipin e Guardiolës në të gjitha kompeticionet. /Insajderi.com