
Manchester City i Pep Guardiolës nuk ka të ndalur. “Qytetarët” arritën mbrëmjen e sotme fitoren e 13-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të nëntën radhazi në kampionat, duke vendosur “diktatin”, teksa mposhtën Burnley-t me rezultatin 0-2 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në Premier League, njofton Insajderi.
Gabriel Jesus në minutën e tretë dhe Raheem Sterling në të 38-tën, ishin autorët e golave për City-n, që me këtë fitore u ngjit në kuotën e 47 pikëve, duke kryesuar i vetëm me tre pikë më shumë se rivalet e United.
Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës ka dhe një ndeshje më pak se “djajtë e kuq”.
Ndërkohë në sfidën tjetër që startoi në orën 19:00, Leicester City mposhti Fulham-in me rezultatin 0-2, falë golave të Iheanacho-s dhe Justin në pjesën e parë. /Insajderi.com