Manchester City mposht Manchester United dhe kalon në finalen e Kupës së Ligës

Manchester City mposht Manchester United dhe kalon në finalen e Kupës së Ligës

Manchester City ka mposhtur me rezultat 2:0 rivalët e qytetit, Manchester United në “Old Trafford”, kështu duke siguruar për të katërtën herë radhazi finalen e “Carabao Cup”, njofton Insajderi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në pjesën e dytë të lojës, “qytetarët” shënuan dy herë, për të siguruar fitoren në këtë takim.

Fillimisht shënoi mbrojtësi anglez John Stones (50’), ndërsa dyfishoi rezultatin mesfushori brazilian Fernandinho, kur po zhvillohej minuta e 83-të e ndeshjes.

Pavarësisht mungesave të shumta, skuadra e Guardiolës arriti të siguronte një fitore të artë duke avancuar në finale, ku e pret Tottenham, që mbrëmë elimimoi ekipin e Brentford.

Finalja me City dhe ‘Spurs zhvillohet të dielën e 25 prillit. /Insajderi.com