Manchester City në avantazh pas pjesës së parë ndaj PSG-së

Manchester City në avantazh pas pjesës së parë ndaj PSG-së

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Champions League mes Manchester Cityt dhe PSG-së, ku në avantazh ndodhet ekipi anglez, njofton Insajderi.

Në fillimi ndeshjen më mirë e startuan miqtë nga Franca, duke rrezikuar portierin Ederson, mirëpo në daljen e parë të rrezikshme, “Qytetarët” kaluan në epërsi. Autor i golit ishte algjeriani Mahrez, i cili realizoi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Më tutje, takimi u zhvillua në mesfushë, por edhe ekipet krijuan raste, ku në njërin rast mysafirët goditën tërthorësen. /Insajderi.com