Manchester City në fund fiton sfidën ndaj Dortmund

Manchester City në fund fiton sfidën ndaj Dortmund

Është mbyllur me fitoren 2-1 të anglezëve, ndeshja Manchester City-Borussia Dortmund e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Skuadra e Cityt gjeti rrugën e golit që në minutën e 19-të me mesfushorin belg, De Bruyne, i cili dërgoi ekipin e Guardiolës në dhomat e zhveshjes, në avantazh të një goli.

Pjesa e dyte ishte e qetë deri në minutën e 84-të, kur Marco Reus hapi sfidën duke shënuar një gol mjaft të rëndësishëm i cili mund të jetë vendimtar për Dortmundin në ndeshjen e kthimit.

Por gëzimi i gjermanëve zgjati vetëm gjashtë minuta, teksa talenti anglez, Foden në minutën e 90-të të takimit shënoi golin e fitores për Cityn, e cila tani e sheh veten me një hap drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com