Manchester City nuk dëshiron talentin francez, por Alexis Sanchez

Manchester City nuk dëshiron talentin francez, por Alexis Sanchez

Manchester City në këtë moment është i fokusuar te sulmuesi kilian Alexis Sanchez dhe nuk janë të interesuar për shërbimet e talentit francez të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.

Mesfushori 20-vjeçar ka qenë i lidhur me klubet e mëdha si: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Barcelona dhe Man City gjatë javëve të fundit, ndërsa Pep Guardiola thuhet se ka darkuar me francezin, në mënyrë që t’i mbush mendjen për të nënshkruar me atë në anën e tij në Manchester.

Sipas “Mundo Deportivo” menaxheri katalanas nuk ka interes për 20-vjeçarin dhe do të bëjë përpjekjet e tij për të nënshkruar me superyllin e Arsenal-it, Sanchez – me të cilin ka punuar në “Camp Nou” në kohën kur drejtonte Barcelona-n.

City dëshiron të shtojë alternativat në sulm dhe me Sanchez ata do të kenë në gjirin e tyre një lojtar të nivelit të lartë me shumë eksperiencë në Premier League dhe jo vetëm, shkruan telesport.al.

Manchester City me në krye Pep Guardiola-n duan të prodhojnë rezultate të menjëhershme, pasi në këtë sezon do të luftojnë për titullin kampion, por edhe në Champions League synojnë të shkojnë sa më larg.